13 raste te reja me koronavirus |Lajme-News

2020-05-17 0

Durrësi është qyteti i vetëm në Shqipëri që ka shënuar raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Nga 260 të dyshuar, 13 raste kanë rezultuar pozitiv për Covid-19.

?Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren?.

Deri më tani 946 persona janë prekur nga koronavirusi në vendin tonë, shumica e të cilëve janë shëruar.

?76% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat?.

Shumica e të infektuarve po mbahen nën vëzhgim nga mjeku i familjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi, ndërsa në spitale është një numër i vogël që ka nevojë për kujdes të shtuar mjekësor.

?Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive?.

Ekspertët e shëndetësisë apleojnë se pavarësisht rasteve të pakta me koronavirus, qytetarët duhet të respektojnë distanicimin fizik dhe masat e higjienës personale, si e vetmja mënyrë për të mos u infektuar me virusi pandemik.

Tv Klan

Free Traffic Exchange